Lajme
Haradinaj i ngazëllyer nga mbështetja në Gjakovë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qenë sot në Gjakovë në një tubim me qytetarë.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se me të ishte edhe deputeti i tanishëm, Pal Lekaj, bashkë me kryetarin Ardian Gjini.
Sipas tij, ata panë entuziazmin dhe përkushtimin e qytetarëve për vizionin “Kosova Fituese”.
“Gjakovarët, me traditën e tyre të pasur patriotike, kuptojnë më mirë se kushdo nevojën për një qeverisje që siguron zhvillim ekonomik, anëtarësimin direkt në NATO, si dhe mbrojtje të vlerave tona kombëtare”.
“Me këtë mbështetje masive dhe energji pozitive nga qytetarët e Gjakovës, jemi edhe më të vendosur në rrugëtimin tonë drejt realizimit të një Kosove të fuqishme dhe prosperuese. Faleminderit Pal Lekaj dhe gjithë strukturave tona për mobilizimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm ndaj vizionit të përbashkët”, ka thënë Haradinaj.

-
Lajme1 month ago
Dalin rezultatet/ Kaq deputetë fituan VV, PDK, LDK dhe AAK
-
Lajme1 month ago
Sekretari i NATO-s thërret në telefon Vuçiqin, ja jep këtë paralajmërim
-
Lajme1 month ago
Lajm katastrofal për VV-në vjen nga QNR
-
Lajme2 months ago
Kandidatët e PDK-së që siguruan ulëset në Kuvend
-
Lajme2 months ago
Këta janë 17 kandidatët për deputet në PDK që kanë siguruar ulëset, dhe të tjerët që po luftojnë ende
-
Lajme2 months ago
Befason Drenasi – Ja lista e plotë me vota të kandidatëve