Në një pritje solemne të organizuar nga Ambasada britanike për ditëlindjen zyrtare të Mbretit Charles III, Hargreaves theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes partive politike për të krijuar një parlament të qëndrueshëm, një qeveri funksionale dhe një presidencë efektive.
Ai gjithashtu vlerësoi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe rëndësinë e besimit tek partnerët ndërkombëtarë.
