Site icon Lajmeria.info

Hashim Thaçi, Lideri i Madh i Lirisë dhe Shtetndërtimit të Kosovës: Një Burrështetas me Kontribut të Jashtëzakonshëm Kombëtar

Tahiri ka thënë se Thaçi është një prej figurave kryesore të proceseve që kanë çuar në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës, duke e cilësuar atë si një burrështetas me kontribut të jashtëzakonshëm kombëtar. ‘Unë mendoj që është edhe një dëshmi e radhës që kemi të bëjmë me një lider të madh, lider i lirisë të Kosovës, lider i shtetndërtimit të Kosovës, lider i pavarësisë të Kosovës, një burrështetas që është i veçantë dhe me kontribute të jashtëzakonshme e të veçanta kombëtare, ai që i ka pri gjitha proceseve dhe ai që është vula e secilës punë të mirë dhe e sistemit shtetëror e organizativ të shtetit të Kosovës,’ tha ai.

Tahiri tha se intervista ka ngjallur edhe emocion dhe krenari, duke përmendur rrugëtimin e Thaçit dhe kontributin e tij në procese të ndryshme politike e historike të Kosovës. ‘Pra, është edhe emocion, mirëpo në anën tjetër është edhe krenari me pa mesazhe e me dëgju rrëfime, po edhe emocion për rrugën dhe sakrificën e tij personale e familjare në procesin e shtetndërtimit prej fazës së organizimit, lirisë, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bisedimet në Rambuje, Vjenë, shpalljes së pavarësisë, po edhe njohjeve që sot realisht i gëzon Republika e Kosovës,’ tha Tahiri.

Exit mobile version