“O e bëjmë qeverinë, o shkojmë në zgjedhje”, kështu është shprehur ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në konferencën pas takimit të thirrur nga kryeparlamentari Glauk Konjufca.
“Qeverinë mund ta bëjë VV-ja dhe në anën tjetër nuk mendoj që mundet opozita ta bëjë qeverinë si e vetme, prandaj duke qenë kështu, o e bëjmë qeverinë ne, o shkojmë në zgjedhje. Jemi të interesuar që ta bëjmë qeverinë dhe jam e bindur që do të bëhet”, tha ajo, njofton Klankosova.tv.
“Së pari është e rëndësishme që Kuvendi i Kosovës ta zgjedh kryetarin apo kryetaren, dhe në anën tjetër nënkryetarët e saj. Pra është e rëndësishme që kjo të bëhet prandaj edhe qëllimi i këtyre takimeve është pikërisht të konstituohet kuvendi që të mos ketë vonesa në këtë drejtim”, ka thënë ajo,
