Lajme
Haxhiu: Opozita bllokoi seancën konstituive duke mos votuar raportin e verifikimit të mandateve (VIDEO)

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, ka folur pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se grupi parlamentar i LVV-së ishte plotësisht i gatshëm të merrte pjesë me prezencë fizike dhe të votonte raportin e komisionit për verifikimin e mandateve.
Ajo tha se përkundër përgatitjes për të bërë betimin e deputetëve dhe për të proceduar me propozimin për kryetar e nënkryetar të Kuvendit nga radhët e LVV-së, opozita bllokoi procesin duke mos votuar raportin e përgatitur nga komisioni që udhëhiqej nga deputeti Artan Abrashi.
“Sot ishim të pranishëm në seancën konstituive të Republikës së Kosovës. Grupi parlamentar i LVV-së ishte i gatshëm të marrë pjesë me prezencë fizike në seancë, të votojë raportin e komisionit për verifikimin e kuorumit të mandateve, të japë verdiktin për deputetët dhe të bëjë betimin, ashtu siç e kërkon edhe Rregullorja e Kuvendit.
Po ashtu, ishte paraparë të vazhdohej me propozimin për kryetarin dhe nënkryetarin e Kuvendit nga radhët e LVV-së. Por siç e keni parë, ndodhi një situatë e paprecedentë: opozita nuk e votoi raportin e komisionit për verifikimin e kuorumit të mandateve, komision ky i kryesuar nga deputeti i LVV-së, Artan Abrashi”, tha Haxhiu në prononcim për emisionin “Kosova Today”, në Klan Kosova.
-
Lajme1 month ago
Dalin rezultatet/ Kaq deputetë fituan VV, PDK, LDK dhe AAK
-
Lajme1 month ago
Sekretari i NATO-s thërret në telefon Vuçiqin, ja jep këtë paralajmërim
-
Lajme1 month ago
Lajm katastrofal për VV-në vjen nga QNR
-
Lajme2 months ago
Kandidatët e PDK-së që siguruan ulëset në Kuvend
-
Lajme2 months ago
Këta janë 17 kandidatët për deputet në PDK që kanë siguruar ulëset, dhe të tjerët që po luftojnë ende
-
Lajme2 months ago
Befason Drenasi – Ja lista e plotë me vota të kandidatëve