Pas ndarjes së bujshme me Romeo Veshaj, Heidi Baci duket se ka zgjedhur të mos kthejë më kokën pas.
E ftuar së fundmi në një panair, Heidi u pyet edhe për deklaratat e fundit të ish-partnerit të saj.
Romeo kishte folur publikisht për marrëdhënien e tyre, duke e cilësuar si një “histori 3-mujore” dhe duke lënë të kuptohej se ndarja kishte ardhur për shkak të këndvështrimeve të ndryshme për jetën.
Por ish-banorja e Big Brother VIP Albania nuk preferoi të zgjatej në këtë temë dhe reagoi menjëherë me fjalët: “O Zot, nuk dua fare ta komentoj…”.
Me një qëndrim të qetë dhe e buzëqeshur, Heidi tregoi se aktualisht vëmendja e saj është e përqendruar te vetja dhe projektet profesionale.
E pyetur nëse ka një person të ri në jetën e saj, ajo la të kuptohet se nuk është e fokusuar te romancat në këtë periudhë.
Mesa duket, Heidi po shijon një fazë të re larg dramave dhe ekspozimit të tepërt mediatik, duke zgjedhur të mbajë private çdo detaj që lidhet me jetën sentimentale.
