Christopher Hill, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, ka mbajtur takim lamtumirës me kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviq, u raportua në mediat serbe.
“Në një bisedë tejet miqësore, ata shkëmbyen mendime në lidhje me politikën ndërkombëtare dhe situatën në rajon. Ambasadori Hill e falënderoi kryeministrin për mbështetjen dhe mirëkuptiin gjatë kohës së shërbimit të tij në Beograd”.
“Hill vlerësoi se Serbia është në rrugë të drejtë dhe i uroi kryeministrit Vuçeviq që të vazhdojë punën e dedikueshme për zhvillimin e vendit dhe ruajtjen e paqes”, thuhet në një komunikatë për media të Qeverisë së Serbisë