Site icon Lajmeria.info

Hita shkarkon drejtorin e Policisë së Durrësit për performancë të dobët

Pas pezullimit të tij dy ditë më parë, kryepolici Hita ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Policisë së Durrësit, Afrim Tafën.

Tafa u pezullua pas aksidentit tragjik në Durrës, ku një person i dehur përplasi dy fëmijë për vdekje.

Në përgjigje të këtij ngjarjeje, Policia e Shtetit ka rikthyer patrullat në terren për të forcuar zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Drejtori Tafa ishte në detyrë për rreth 3 muaj e gjysmë, pasi u emërua nga ish-kryepolici, Ilir Proda.

Exit mobile version