E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati ka bërë homazhe për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Përmes njoftimit të ambasadës amerikane në Facebook, thuhet se ShBA vazhdon të mbështesë përpjekjet drejt së vërtetës, drejtësisë dhe pajtimit.
Familjet meritojnë të dinë fatin e të dashurve të tyre. “E ngarkuara me punë në detyrë, Anu Prattipati, bëri homazhe për personat e zhdukur të konfliktit në Kosovë.
Ambasada e SHBA-së vazhdon të mbështesë përpjekjet drejt së vërtetës, drejtësisë dhe pajtimit.
Familjet meritojnë të dinë fatin e të dashurve të tyre”, thuhet në postim.
