Ai tha se Kosova humbi një mundësi të rëndësishme ekonomike dhe politike pas refuzimit të projektit të gazit nga qeveria.
Sipas Hoxhajt, projekti nuk do të sillte vetëm përfitime ekonomike për vendin, por edhe njohjen e Kosovës nga Greqia.
Kandidati për deputet u shpreh se çështja e kësaj njohjeje ka qenë në tavolinë. “Z.Kurti i tha “jo” gazit amerikan në vitin 2021/2022 i cili do të kishte jo vetëm përfitime ekonomike për Kosovën, por do të kishte edhe një përfitim politik, Greqia do ta njihte Kosovën.
Në tavolinë ka qenë njohja e Kosovës nga Greqia”, tha ai.
