Një i mitur është gjetur pa shenja jete në fshatin Palabardh të Gjakovës, njofton zëdhënësja rajonale e Policisë, Vlera Krasniqi.
Hetimi i vdekjes është filluar pas informacionit të pranuar rreth orës 18:00.
Në vendin e ngjarjes janë angazhuar njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Bashkëpunimi me prokurorin ka bërë që të nisë hetimi për këtë rast.
