Site icon Lajmeria.info

I mituri 17-vjeçar plagoset nga arma e zjarrit në Prizren, i dyshuari 16-vjeçar dorëzohet në policisë

Një adoleshent rreth moshës 17-vjeçare ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit në Gjonaj të Prizrenit.

Sipas mjekëve, viktima ka marrë plagë në këmbë dhe pas trajtimit fillestar është duke marrë kujdes mjekësor.

Ndërkohë, i dyshuari po ashtu i mitur, 16 vjeç, së bashku me prindin e tij, është dorëzuar në Stacionin Policor në Prizren.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Gazetari dhe korrespondenti Nuhi Salihu, në emisionin “Ora 7”, ka bërë të ditur se dyshohet se rasti ka ndodhur pas një zënke të çastit.

Sipas tij, i dyshuari fillimisht i ka thënë viktimës “pse po më sheh shtrembër”, ndërsa më pas ka shtënë me armë duke e plagosur në këmbë.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Detajet e plota ndiqni në vijim:

Exit mobile version