Site icon Lajmeria.info

Ia keni borxh qytetarëve të deklaroni kandidatët për President para zgjedhjeve – Lajmi.net

Këshilltarja e ish-presidentes Vjosa Osmani, Meliza Haradinaj, ka kërkuar nga të gjitha partitë politike pjesëmarrëse në procesin zgjedhor të 7 qershorit, që t’i deklarojnë kandidatët e tyre për postin e presidentit.

Përmes një postimi në Facebook, ajo tha se kjo kontribuon në transparencë para zgjedhjeve, në mënyrë që të mos ketë, sipas saj, “pazare pas zgjedhjeve”.

“Jo pazareve pas zgjedhjeve, po transparencës para zgjedhjeve! Prandaj të gjitha partitë ia kanë borxh qytetarëve t’i deklarojnë kandidatët për President para zgjedhjeve”, deklaroi Haradinaj.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version