Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim të dyshuarin për plagosjen e një efektivi policor, e cila ndodhi mesnatën e së dielës.
Motivi i këtij rasti ende nuk dihet, ndërsa mediat kanë raportuar se i plagosuri ka qenë i shoqëruar nga fqinji i tij nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”. 30-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas njoftimit, Policisë ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon kontrollet intensive për kapjen e autorit ose autorëve.
