Me të përfunduar seanca kryeministri në detyrë, Albin Kurti iu rikthye qeverisë, ani se u betua si deputet.
Si shefi do veprojnë edhe tjerët, ani se këtë të shtunë punës në zyrë nuk i kthehen.
Krejt këtë po e bëjnë pasi në raportin për verifikimin e mandateve që mori votat u evidentuan edhe dorëheqjet e tyre të deklaruara publikisht, gjë që thonë se nuk është hiç ma ndryshe se situata në seancën e 15 prillit.
Megjithëse dorëheqjen ua njohën e votuan raportin, Lidhja Demokratike e Kosovës, do ndjekë rrugët ligjore kundrejt anëtarëve të qeverisë tash edhe deputetë.
Edhe në PDK, sipas votave në zgjedhje, presin nga organet e rendit veprim, megjithëse përjashtojnë mundësinë se do e dërgojnë në kushtetuese çështjen.
Në qeveri nuk dihet nëse mund të jetë, por në diskutime për një koalicion me Vetëvendosjen dihet se është Nisma, lideri i së cilës, Fatmir Limaj, u kritikua nga partneri me të cilën krejt fushatën e bënë bashkë, e që pak llafe me të ndërruan në bufenë e Kuvendit ditë më parë.