Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje për ‘rishqytrim të pozicionit’ në dritën e vendimit për të bojkotuar disa nga televizionet më të mëdha në vend, ndërsa u cilësua si “goditje e qëllimshme ndaj pluralitetit medial që e shquan Kosovën dhe është vazhdimësi e një sërë veprimesh të kësaj qeverie dhe të Lëvizjes Vetëvendosje të drejtuara kundër gazetarëve dhe mediave në Kosovë.”
Për AGK-në, kjo përbën një “zhvillim që shkon kundër transparencës dhe përpjekjeve për të minuar rolin e gazetarëve dhe mediave për të mbajtur përgjegjëse partinë që ka udhëhequr Kosovën për 4 vjet për politikat e saj.”
AGK-ja dënoi gjithashtu sulmet vazhdueshëm të zyrtarëve të Vetëvendosjes ndaj gazetarëve dhe mediave.