Connect with us

Lajme

Imeri: Lista Serbe do të certifikohet për të marrë pjesë në zgjedhje e 9 shkurtit

Dorajet Imeri, profesor i shkencave politike, ka folur për moscertifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka është shprehur se ky vendim i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të ndryshojë.

“Natyrisht se do të certifikohen sepse nuk është shkelur asgjë rrugës, sepse nuk ka një aktvendim që presupozon që e njëjta është cilësuar si organizatë”, ka thënë Imeri.

Advertisement

Tutje, ai e ka komentuar procesin e votimit për çështjen në fjalë në mbledhjen e KQZ-së.

“Më duket se ishte një lojë spektakolare aty brenda, dhe fakti që Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës nuk votojnë dhe mbesin si të paalternativë në atë forum, duket se ishte si një farë pakti politik, hapi politik për të bërë më shumë spektakël, ose si ta them për të shpërfaqë qëndrime që një parti e caktuar politike e ka në raport me Listën Serbe”, ka thënë Imeri.

Lista Serbe dje nuk u certifikua për të marrë pjesë në zgjedhje, ku pro certifikimit ishte veç kryetari i KQZ-së, Krashnik Radoniqi, ndërsa kundër ishin dy anëtarët e VV-së, teksa anëtarët e partive të tjera nuk morën pjesë në votim.

Advertisement
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Advertisement
Advertisement

Në trend