Site icon Lajmeria.info

Incendimi në Korçë: Banesa private e prekur nga flakët, por familja i shpëtoi lëndimeve

Një banesë private në lagjen 10 të Korçës është përfshirë nga flakët.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në kondicioner, duke u përhapur më pas në të gjithë banesën.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht familjarët kanë arritur të dalin në kohë pa pësuar lëndime.

Flakët janë neutralizuar dhe nuk paraqesin rrezik për banesat përreth.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version