Site icon Lajmeria.info

Incident i Helmimit Në Hanin e Elezit: Shumë Qytetarë me Simptoma Të Rënda

Gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka ka bërë të ditur se në terren ka takuar disa qytetarë, të të njëjtës familje, të cilët kanë shfaqur simptoma te helmimit.

Ajo theksoi se të njëjtit dyshohet se kanë konsumuar ushqim në dy lokacione të ndryshme të fast food-ave në Han të Elezit.

Simptomalogjia përfshin diarre, vjellje, temperaturë, ethe dhe disa prej tyre janë duke marrë infuzione për të tejkaluar simptomat.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Megjithatë, tre pacientët që ishin referuar në Klinikën Infektive nuk janë pranuar.

Autoritetet shëndetësore i kanë kthyer ata për trajtim në kushte shtëpie.

Në total, pesë qytetarë nga Hani i Elezit janë pranuar në QKUK për trajtim.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Në ditët e fundit janë raportuar edhe gjashtë raste të tjera të helmimit.

Të gjithë pacientët kanë deklaruar se kanë konsumuar ushqim në shtëpi.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version