Site icon Lajmeria.info

Incident rrezikshëm në Istog: Tre persona lëndohen në një rrahje, njëri në gjendje kritike

Një rast i rrezikshëm ka ndodhur në Istog, ku u raportua një vrasje në tentativë gjatë një rrahjeje.

Tre persona janë lënduar, me njërin prej tyre të dërguar në QKUK për trajtim të lëndimeve të rënda.

Prokuroria ka konfirmuar se gjendja e personit të lënduar është kritike.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ngjarja fillimisht ka nisur si një përleshje, por më pas dyshohet se është përdorur një mjet i mprehtë.

Exit mobile version