Zjarri u raportua rreth orës 04:28 në katin e sipërm të repartit të kirurgjisë vaskulare, ku flakët u përhapën shpejt edhe në çati.
Rreth 86 pacientë dhe 20 anëtarë të stafit u evakuuan.
Sipas hetimeve paraprake, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një pacient që po pinte cigare në dhomë, pavarësisht paralajmërimeve.
Autoritetet po vijojnë hetimet për rrethanat e plota të ngjarjes.
Në operacionin e shpëtimit u angazhuan rreth 90 zjarrfikës, ndërsa disa pacientë u transferuan në spitale të tjera.
