Site icon Lajmeria.info

Incidenti i fundit mes SHBA-së dhe Iranit: Ushtarët amerikanë rrëzojnë dronët iranianë, Irani kundërpërgjigjet me sulme raketa

Ushatarët amerikanë thanë se kanë rrëzuar katër ‘dronë sulmues njëpërdorimësh’ iranianë që u nisën drejt Ngushticës së Hormuzit, duke shtuar se dronët ‘paraqisnin një kërcënim të menjëhershëm për trafikun detar në rajon’.

Forcat amerikane ‘më pas goditën vendet e radarëve të vëzhgimit bregdetar iranian në Goruk dhe në Ishullin Qeshm për t’u mbrojtur nga sulme të tjera’, thuhet në një deklaratë të Komandës Qendrore të SHBA-së (Centcom).

Irani reagoi duke qëlluar me raketa balistike ndaj dy bazave ajrore amerikane në Kuvajt dhe ndaj objekteve të Marinës amerikane në Bahrain.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Centcom tha se vlerësimet fillestare treguan se nga shtatë raketat iraniane të lëshuara ndaj dy shteteve të Gjirit, gjashtë u interceptuan dhe një nuk arriti të godiste objektivin.

Incidenti ndodh pas shkëmbimit të sulmeve midis dy vendeve, ku një person u vra dhe më shumë se 60 u plagosën në sulmet me dron iranian ndaj aeroportit ndërkombëtar të Kuvajtit.

Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) mohuan përgjegjësinë për sulmin ndaj aeroportit, ndërsa Centcom e quajti të pavërtetë dhe tha se Irani kishte goditur aeroportin në një ‘sulm të qëllimshëm, të llogaritur dhe të pajustifikuar’.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version