Site icon Lajmeria.info

Incidenti i zjarrit në Prizren: Detajet e zbardhura nga Policia lokale

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka dhënë detaje për incidentin.

Sot, rreth orës 10:40, është raportuar një zjarr në rrugën ‘Shkronjat’ në Prizren.

Sipas informatave fillestare, nga zjarri është përfshirë një barakë e vogël prej druri, e vjetër dhe jashtë përdorimit.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Si pasojë e incidentit nuk raportohet për persona të lënduar.

Autoritetet po merren me sqarimin e rrethanave të incidentit, ndërsa shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version