Një incident ka ndodhur këtë të mërkurë, më 27 maj, në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë, ku një nga sallat është përfshirë nga flakët.
Incidenti ka ndodhur në sallën e network-ut, ku janë djegur disa kabuj elektrik. ‘Rreth orës 18:10, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në sallën e network-ut të DVP Tiranë.
Zjarri është izoluar dhe fikur në një kohë të shkurtër.
Si pasojë janë djegur disa kabuj elektrikë.’, ka bërë me dije Policia.
Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.