Site icon Lajmeria.info

Influencerja Blerta rikthehet në rrjetet sociale pas 6 muajsh heshtjeje: Rrëfimi i saj për gjendjen shëndetësore

Pas një mungese prej rreth gjashtë muajsh nga rrjetet sociale, influencerja shqiptare Blerta është rikthyer me një rrëfim të gjatë dhe tejet personal për gjendjen e saj shëndetësore.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka treguar se për një kohë të gjatë nuk e dinte se si dhe kur do të rikthehej para ndjekësve, pasi kishte shpresuar që momenti i rikthimit të vinte vetëm atëherë kur do të mund të thoshte se ndihej mirë.

Blerta ka treguar se gjashtë muajt e fundit kanë qenë të mbushur me momente të vështira, por edhe me zhvillime që i është dashur t’i përpunojë larg syrit të publikut.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Rikthimi i saj nuk ka ardhur me lajmin që ndjekësit e saj do të dëshironin, duke rrëfyer se është ende e sëmurë nga një diagnozë që e ka përballuar.

Blerta ka përfunduar postimin e saj duke shprehur shpresën për të ardhmen.

Bashkëshorti i saj ka qenë mbështetje e fortë në këtë rrugëtim të vështirë, duke informuar publikun për procesin e saj të rikuperimit.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Rikthimi i saj ka sjellë një mesazh të fuqishëm përballë sfidave të jetës: për sa kohë që është këtu, shpresa mbetet.

Exit mobile version