Site icon Lajmeria.info

Inspektorati Qendror i Punës ndalon përkohësisht punimet në Ferizaj për shkak të rrezikut për sigurinë e punëtorëve

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj, pasi gjatë një inspektimi ka konstatuar parregullësi në montimin e vinçit, të cilat paraqisnin rrezik serioz për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.

Sipas njoftimit të Inspektoratit, mangësitë e evidentuara kanë bërë që të merret vendim për ndërprerjen e përkohshme të punimeve deri në eliminimin e të gjitha parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e procesit të punës, transmeton Klankosova.tv.

Autoritetet kanë theksuar se puna në këtë objekt nuk do të lejohet të vazhdojë derisa të plotësohen të gjitha standardet e kërkuara të sigurisë në vendin e punës.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version