Site icon Lajmeria.info

Inspektori Policior i Kosovës rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë në Mitrovicë

Inspektori Policior i Kosovës ka njoftuar se i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e dy zyrtarëve policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut me dyshimin se ata janë të përfshirë si të dyshuar në këtë rast për veprën penale ‘Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike’.

Hetimet kanë filluar pas raportimeve mediale dhe deklaratave publike nga qytetari N.R. për tejkalim të autorizimeve policore gjatë një operacioni policor në Dren të Zubin Potokut.

Inspektori Policior i Kosovës ka dhënë rekomandimin për suspendim të dy zyrtarëve policorë, ndërsa Departamenti i Hetimeve në IPK do të vazhdojë të ndërmarrë veprime hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version