Connect with us

Botë

Intervistë/ Less: Trump gati t’ia marrë BE-së udhëheqjen e dialogut me idenë e rivizatimit të kufijve, Asociacioni do të shndërrohet në opsionin më të mirë për Kosovën

Timothy Less e kishte parashikuar kthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Ish-diplomati britanik sheh dhe pret edhe më shumë përkeqësim të situatës së Kosovës, e cila, siç thekson ai, varet nga mbështetja e Perëndimit për t’i arritur qëllimet thelbësore politike.

Qeveria e Kosovës ka dështuar t’i bindë SHBA-në dhe BE-në që ta pranojnë idenë e integrimit me forcë të veriut dhe pranimin e vendit në institucionet ndërkombëtare, pavarësisht marrëdhënieve me Serbinë, thotë ai.

BE-ja, e cila sipas tij ka dëshmuar paaftësinë për të ndërmjetësuar një zgjidhje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do t’ia kalojë SHBA-së udhëheqjen e dialogut. Washingtoni, me Richard Grenell si të dërguar për misionet speciale, është gati ta marrë përgjegjësinë edhe një herë, thotë Less në një intervistë për Gazetën Express.

Advertisement

Ai pret se administrata Trump do ta braktisë marrëveshjen e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të finalizuar në Ohër. Asociacioni do të mbetet në tavolinë, thotë Less, dhe do të shndërrohet në opsionin më të mirë për Kosovën.

Në Europë, Less tani sheh më shumë disponim për ta pranuar idenë e Trumpit për ripërcaktim të kufijve.

Advertisement
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Advertisement
Advertisement

Në trend