Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Isa Mustafa i thotë Donika Gërvallës: Fallxhore – le të qetë Ibrahim Rugovën, mos e ofendo

Isa Mustafa, ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), i është përgjigjur kryetares së “Guxo”, Donika Gërvalla, pasi kjo e fundit nga një tubim elektoral në Istog sulmoi Mustafën.

Sipas Gërvallës “Isa Mustafa e kishte luftuar Ibrahim Rugova”, teksa ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës deklaroi çuditshëm se “Rugova është në Guxo e jo në LDK”.

Por, për Mustafën, Donika Gërvalla tashmë është vetëm “marionetë” e një partie të majtë ekstreme, referuar Lëvizjes Vetëvendosje të udhëhequr nga Albin Kurti.

Në një përgjigje për Gazetën Express, të premten, Mustafa tha njerëzit kanë të drejtë të shpresojnë, por jo të mashtrohen dy herë, fillimisht nga Vjosa Osmani e në vazhdimësi nga Donika Gëvralla.

“Kam hezituar të merrem me Donikën, të cilën e kam takuar për herë të parë më 1992, kur ndihmonte në zyrat e LDK-së në Stuttgart, si një vajzë e një veprimtari të vrarë nga serbët në Gjermani. Edhe sot nuk flas me ëndje për te, sepse do të dëshiroja të ishte treguar e zonja në punën e saj, të kishte sjellë së paku një njohje të re për Kosovën ose një anëtarësim në një organizatë ndërkombëtare, të ishte parimore në përcaktimin politik, të mos bëhej marionetë e një partie ekstreme të majtë dhe shërbëtore e Kurtit. Të mos e ofendojë Ibrahim Rugovën, ta lë të qetë në amshim me respektin e njerëzve që e kanë dashur dhe e duan përherë. Njerëzit e LDK-së janë njerëz të besimit dhe shpresës. Të parët kanë qëndruar stoik në mbrojtje të vlerave të partisë, të dytit kanë eksperimentuar me shpresën, duke u mashtruar nga Vjosa dhe shoqja e saj Donika. Njerëzit kanë të drejtë të shpresojnë por jo të mashtrohen dy herë. Dhe atë nga njerëz që janë dëshmuar të pavlerë, e pa parime”, ka thënë Mustafa.

Tutje, ai ka deklaruar se Kosova duhet të shpëtoje nga hendeku të cilin sipas tij e kanë katandisur “fallxhoret si Donika”.

“Njerëzit e LDK-së, dhe qytetarët e Kosovës të vlerave perëndimore do të përkrahin e mbrojnë vlerat që i kanë trashëguar, do të votojnë gjithë ata që i kanë qëndruar besnikë LDK-së. Kosova duhet të shpëtojë nga hendeku që e kanë katandisur fallxhoret si Donika dhe fallëxhinjë politik”, ka thënë Mustafa. /express

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit...

Lajme

Shkëlqim Pllana, 17-vjeç dhe Malsor Pllana, 19-vjeç humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku, dy vjet më parë, në afërsi të fshatit Gojbulë të...

Lajme

Një grua është gjetur e vdekur sot në një apartament në Prishtinë, në rrugën ”Afrim Zhitia”, rreth orës 11:30. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës...

Lajme

Me pikëllim të thellë, familja Mulolli ka njoftuar për ndarjen nga jeta të nipit të tyre të dashur, Valon (Mustafë) Mulolli, i cili u...

Lajme

Gazeta Momenti brenda burimeve të Koalicionit për Kosovën Fituese, ka mësuar emrat e deputetëve që kanë fituar ulëset në Kuvend. 1.Ramush Haradinaj 2. Fatmir...

Lajme

Gazeta Momenti brenda VV-së ka mësuar ekskluzivjsht emrat e 20 deputetëve të VV-së që kanë fituar mandatin. 1.Albin Kurti 2.Glauk Konjufca 3.Donika Gërvalla 4.Faton...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile