Site icon Lajmeria

Isa Mustafa: Ministrat që janë zgjedhur deputetë po e shkelin Kushtetutën, çështja të procedohet në Kushtetuese

Ish-kryeministri Isa Mustafa ka vlerësuar se ministrat që janë zgjedhur deputetë dhe nuk kanë dhënë dorëheqje janë duke e shkelur Kushtetutën e Kosovës.

Mustafa ka deklaruar për Nacionalen se ata janë në shkelje të Kushtetutës prej ditës së certifikimit të rezultatit zgjedhor nga KQZ-ja.

Në bazë të leximit të Kushtetutës, anëtarët e qeverisë që janë zgjedhur deputet, në ushtrimin e detyrës së tyre janë në shkelje ligjore dhe kushtetuese nga dita e certifikimit, jo nga dita kur iu verifikohet mandati”, është shprehur Mustafa.

Ish-kryetari i LDK-së ka ftuar deputetët e legjislaturës së nëntë që pas konstituimit të Kuvendit, këtë çështje të adresojnë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

Dhënia e dorëheqjes tani nuk e korrigjon retroaktivisht shkeljen. Kuvendi do duhej të konstituohet, kurse shumica e deputetëve që me të drejtë po bëjnë vërejtje, këtë çështje ta procedojnë në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Mustafa.

Exit mobile version