Blerta Deliu-Kodra, ish-deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, është bashkuar me qytetarët në Skënderaj për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj forcave të shtuara policore në këtë komunë.
Ata kanë deklaruar se nuk do të largohen deri sa të largohet Njësia Speciale.
Në reagimin e saj në Facebook, Deliu-Kodra ka thënë se situata në Skënderaj nuk i shërben drejtësisë, sigurisë apo qetësisë publike.
