Një javë më parë, ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Olgert Muka, u arrestua në Dizhon të Francës pasi u kap duke shitur kokainë.
Mediat franceze raportojnë se 46-vjeçari shqiptar mbahej prej 10 ditësh nën vëzhgim nga policia.
Muka u ndalua në parkun Jardin de l’Arquebuse.
Gjatë deklaratës së tij para gjykatës, Muka pranoi se ka qenë i detyruar të shesë kokainë për shkak të vështirësive financiare.
Ai tha se ishte i papunë për rreth një vit e gjysmë dhe kishte vështirësi për të mbajtur familjen, pasi ishte hequr nga detyra si trajner.
Në karrierën e tij, Muka ka luajtur për klube të njohura shqiptare si Lushnja, Teuta, Dinamo, Bylis, Flamurtari, Partizani dhe Besa, ndërsa ka luajtur edhe për kombëtaren shqiptare në dy ndeshje miqësore në vitin 2002.
Pas tërheqjes nga futbolli, ai kishte filluar karrierën e trajnerit.
