Site icon Lajmeria.info

Ish-pjesëmarrësi i Big Brother VIP Kosovë, Toney, ndan momentin e ëmbël me partneren e tij në rrjetet sociale

Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Toney, po vazhdon të shijojë në privatësi të plotë lidhjen e tij të dashurisë.

Së fundmi, përmes një postimi në InstaStory, ai ka ndarë një moment të ëmbël krah partneres së tij.

Ai ka publikuar një foto të stilit polaroid ku shihet dora e tij mbi timonin e një makine luksoze dhe pranë saj një tjetër imazh ku shfaqet pjesërisht krah vajzës që i ka marrë zemrën, duke zgjedhur që edhe këtë herë të mos zbulojë plotësisht portretin e saj.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Mirëpo, për ndjekësit, ky lajm nuk është krejtësisht i panjohur.

Kujtojmë se muaj më parë, “Prive By Liberta Spahiu” ju zbuloi se Toney kishte nisur një njohje të re romantike.

Vajza që i ka vjedhur zemrën Toney-t është Ega Islami.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Dyshja duket se po kalojnë momente mjaft të bukura pranë njëri-tjetrit, larg vëmendjes së tepërt dhe zhurmës publike.

Exit mobile version