Ismaili ka deklaruar se Kosova ka sot një ekonomi të prekur, shëndetësi dhe arsim në rënie, si dhe qytetarë që jetojnë në pasiguri e varfëri. ‘Rreth 20 miliardë euro i ka pasur në menaxhim Albin Kurti.
Rreth 20 miliardë euro i ka tretur, derisa Kosovën e ka dorëzuar te mafia energjetike,’ ka thënë Ismaili.
Ai ka shtuar se kjo qeverisje ka prekur xhepin e secilit qytetar, nga tryeza e familjeve deri te ilaçet e të moshuarve.
Sipas Ismailit, zgjedhjet e 7 qershorit nuk janë vetëm për lëvizje përqindjesh mes partive, por për ta ndryshuar mendësinë e qeverisjes. ‘Më 7 qershor, votoni PDK-në dhe Bedri Hamzën për kryeministër, për t’i larguar nga qeveria ata që duan monopol politik dhe nga politika ata që duan monopol personal,’ ka thënë Ismaili.
