Jashanica, ka vendosur të rreshtohet krah PDK-së dhe ta përkrah kandidatin për deputet Fadil Milakun.
Njoftimi;
MBËSHTETJE E FUQISHME NË JASHANICË
Fryma e fitores së PDK-së në zgjedhjet e 9 Shkurtit po shpërndahet kudo nëpër Komunën e Klinës, në qytet e në fshatra. Vullnetin për të mbështetur PDK-në, Bedri Hamzën për Kryeministër, Kryetarin Memli Krasniqi dhe prof.dr. Fadil Millakun për deputetë na e treguan dhe dëshmuan edhe qytetarët e Bashkësisë Lokale të Jashanicës, në tubimin elektoral të mbajtur sonte.
Në ketë tubim madhështor, morën pjesë edhe kryetari i PDK-së, z. Memli Krasniqi, Kryetari i degës së PDK-së, z. Sokol Bashota, kandidati ynë për deputet, prof. Dr. Fadil Millaku, z. Altin Krasniqi djali i ish kryeparlamentarit Jakup Krasniqi dhe prof. Dr. Hyzer Rizani kandidat për deputet nga Lipjani. Qytetarët e kësaj ane dëshmuan se janë besnik të PDK-së. Jashanica dhe fshatrat përreth, Resnik, Dush, Gjurgjevik i Madh dhe Pograxhë, kanë qenë dhe mbeten bastion i PDK-së.
Anëtarë dhe simpatizantë të PDK-së, të cilët kanë mbushur ambientet e shkollës, treguan përkushtimin e tyre për të mbështetur fuqishëm fitoren e PDK-së në zgjedhjet e 9 Shkurtit.