Connect with us

Lajme

“Jena mbetë PYKË – veç na ndajten se kem tu i sakatu – kanë mbetë jetimë”, Gorani përshkruan gjendjen në Kuvendin e Kosovës

Gazetari Dukagjin Gorani, ka komentuar bllokimin e Kuvendit të Kosovës, duke thënë se “jemi mbetur pykë”.

Ai në “Pressing” të T7, ka thënë se politika kosovare në këto 20 vjet është mësuar të hyjë në konflikte, por jo t’i zgjidh ato.

E vazhdimisht kanë pritur, e po presin edhe sot të vijë dikush nga QUINT të e zgjidh këtë problem.

Advertisement

“Taksirati i këtij Kuvendi është që nuk po i detyron akush, e a janë duke pritur me ardh dikush me i detyru, me e zgjidh konfliktin meqë kultura jonë politike në 20 vitet e fundit është kulturë e futjes në konflikt jo e zgjidhjes së konfliktit, meqë me zgjidhje është marrë dikush tjetër”.

“Sot jemi një shoqëri e hasmune e s’po ka kush me na da, e ne po presim ardh dikush me na da, ashtu që me thënë atë që e kemi thënë gjithë historikisht veç na dajtën se pata me sakatu, edhe me vazhdu konfliktin pafundësisht”.

“Sot sikur një grup i jetimëve, një Kuvend nuk është në gjendje me përdor arsyen e shëndosh, sepse nuk e ka përdorur kurrë”, ka thënë ai.

Advertisement
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Në trend

Copyright © 2024 Lajmeria. powered by Illyrian Space.

Home
Video
Lajme
Sport
Profile