Sot është një ditë e veçantë për Jonida Vokshin, pasi vajza e saj Ema feston ditëlindjen e gjashtë.
Me këtë rast, moderatorja ka ndarë një dedikim prekës, duke kujtuar ditën kur solli në jetë vajzën e saj.
Jonida ka treguar se lindja nuk ishte e lehtë, pasi përjetoi 12 orë të gjata me frikë, lodhje dhe lot.
Megjithatë, momenti kur mori në krahë Emën bëri që çdo dhimbje të humbiste kuptimin. “Para 6 vitesh, në këtë moment, po përjetoja dhembjen më të madhe që kisha njohur ndonjëherë.
Nje lindje jo e lehtë. 12 orë të gjata, frikë, lodhje, lot… por pas kësaj erdhe ti!”, ka shkruar ajo.
Moderatorja është shprehur se Ema e bëri nënë për herë të parë dhe i mësoi se zemra mund të rrahë edhe jashtë trupit. “Dhe nëse do më duhej ta përjetoja atë ditë edhe një mijë herë të tjera, do ta bëja pa u menduar, vetëm për të të pasur ty.
Sot ti mbush 6 vjeç.
E vogla ime, je bekimi më i madh i jetës sime”, ka përfunduar Jonida në urimin e saj për të bijën.
A post shared by Jonida Vokshi (@jonidavokshiofficial)
