Ish-drejtori sportiv i Real Madridit, Jorge Valdano, ka komentuar për herë të parë mundësinë e rikthimit të Jose Mourinhos në stolin e klubit madrilen, duke theksuar se koha ka ndryshuar gjithçka dhe se e kaluara nuk duhet të përdoret si kriter për të gjykuar atë që mund të ndodhë.
Në një intervistë për gazetën portugeze A Bola, Valdano foli hapur për mundësinë që Mourinho të rikthehet në ‘Santiago Bernabeu’, rreth 15 vjet pas periudhës së tyre të përbashkët.
I pyetur nëse ‘Special One’ mund ta udhëheqë këtë herë Real Madridin drejt triumfit në Ligën e Kampionëve, Valdano pati dyshimet e tij.
Sipas tij, përplasjet që kishte me Mourinhon në të kaluarën nuk duhet të ndikojnë në mënyrën se si vlerësohet një rikthim i mundshëm i portugezit.
Valdano shtoi se Real Madridi nuk ka shumë alternativa në treg për postin e trajnerit.
Në fund, ish-drejtori sportiv rikujtoi periudhën e vështirë që kaloi me Mourinhon në sezonet 2010-2011, kur mosmarrëveshjet për mënyrën e drejtimit të skuadrës çuan në largimin e tij nga klubi.
