Jose Mourinho beson se Portugalia ka gjithçka që i duhet për të luftuar për lavdi në Botërorin e kësaj vere.
Në një intervistë për revistën “Sport Week”, trajneri i Benficas lavdëroi gjeneratën aktuale portugeze dhe u shpreh i bindur se ajo mund të konkurrojë me favoritët e turneut. “Portugalia është e aftë për gjithçka.
Ata kanë një gjeneratë të jashtëzakonshme lojtarësh.
Ne fituam Kampionatin Evropian në vitin 2016, por kjo gjeneratë është teknikisht më e mirë se ajo skuadër”, ka thënë Mourinho.
Trajneri me përvojë pranoi forcën e Brazilit dhe Argjentinës, por këmbënguli se edhe Portugalia duhet të konsiderohet pretendente serioze, sidomos pas fitimit të Ligës së Kombeve vitin e kaluar. “Portugalia mund ta fitojë këtë Botëror”, shtoi ai.
