Gjesti ka krijuar momente shumë qesharake pasi goditi ekranin e televizorit në oborr me topa bore.
Pas këtij veprimi i reaguan edhe banorët duke i kërkuar mos të gjuaj pasi e prishë ekranin.
Ani pse i njëjti nuk ndaloi si fillim, “Vëllai i Madh” vendosi t’ia bëj një rreng, transmeton Klankosova.tv.
Duke vendosur një fotografi në ekran kinse është thyer ekrani, Gjesti u panikua ndërsa banorët e kritikonin.
“Unë e bëra këtë send a? “Vëllai i Madh” u prish televizori e ka lëshuar pulsi”, u shpreh Gjesti.
“Nuk prishet kaq kollaj, e di unë!”, tha më pas duke thënë që nuk ishte e qëllimshme.
Më pas, “Vëllai i Madh” ia bëri me dije që ekrani nuk ishte prishur, por se ishte thjeshtë një shaka duke e lëshuar sërish ekranin.
“Inati boll me ta lëshu fore, por në rregull veç e hëngra”, tha Gjesti, teksa kjo situatë solli të qeshura mes banorëve.
Për të parë reagimin qesharak të Gjestit, shiheni videon në vijim: