Site icon Lajmeria.info

Jurgen Uldedaj mbron titullin e kampionit të botës IBO në një fitore të ndërlikuar kundër britanikut Austine Nnmadi

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj ka mbrojtur titullin e kampionit të botës IBO duke e rrahur britanikun Austine Nnmadi.

Edhe pse prisnim një fitore më të lehtë, Uldedaj luftoi fortë për ta arkëtuar triumfin, me Nnmadin që gjithashtu rezultoi të ishte kundërshtar i vështirë.

Shqiptari e nisi shumë më mirë për të dhënë shumë goditje, ndërsa kishte edhe mbështetje jashtëzakonisht të madhe nga tifozët.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Megjithatë, Nnmadi arriti të “zgjohet” pas raundit të pestë, mirëpo Uldedaj ishte shumë i kujdesshëm, për të mos lënë ndonjë befasi.

Të tre gjyqtarët e vlerësuan se Uldedaj e meritoi fitoren, duke e vlerësuar me 115-113 në pikë.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version