Juventus ka refuzuar prerë një interesim të Arsenalit për Kenan Yıldız, duke i bërë të ditur klubit të Ligës Premier, pa asnjë mëdyshje, se 21-vjeçari i kombëtares turke nuk është në shitje këtë verë, pavarësisht ofertës.
Sipas burimeve, Yildiz nuk është në shitje dhe Arsenali tashmë është fokusuar te opsionet e tjera për sulmues.
Ky interesim tregon vlerësimin e lartë të lojtarit në futbollin evropian, duke u konsoliduar si një nga sulmuesit më premtues në kontinent.
Juventus ka rinovuar kontratën e Yıldız gjatë këtij viti për të mbrojtur investimin e saj, duke treguar vendosmëri për të mbajtur lojtarët kryesorë.
