Sipas Tuttosport, Juventusi po përgatit një lëvizje ambicioze gjatë verës për mesfushorin e Paris Saint-Germain, Fabian Ruiz.
Raportimet e mëhershme kanë bërë të ditur se Ruiz ka rënë dakord për një zgjatje kontrate me “Les Parisiens” deri në vitin 2028, me opsion edhe për një vit tjetër, por deri tani nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar.
Kontrata aktuale e 30-vjeçarit skadon vitin e ardhshëm, megjithatë Juventusi do ta ketë të vështirë ta joshë, sidomos nëse nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.
Ndërkohë, bardhezinjtë kanë në listë edhe mesfushorin ofensiv të Real Madridit, Brahim Diaz, i cili nuk po gjen hapësirat e dëshiruara.
Paqartësia rreth të ardhmes së tij në “Santiago Bernabeu” mund ta shtyjë drejt largimit këtë verë.
