Artane Rizvanolli, ministre në detyrë e Ekonomisë, është deklaruar në lidhje me çështjen e shtrenjtimit të rrymës, duke thënë se arsyeja se pse qeveria ka kërkuar nga ZRRE-ja që të mos ketë rritje të çmimit të rrymës për konsumatorët që nuk e kalojnë kufirin e 800 kilovatë orë (kWh), është sepse këta të fundit e përbëjnë rreth 60 për qind të konsumatorëve në Kosovë.
Sipas ministres, vetëm 5 për qind e kalojnë këtë prag përgjatë gjithë vitit, ndërsa 35 për qind në disa muaj të vitit.iç thotë ajo, për bllokun mbi 800 kWh, kanë propozuar rritja të jetë sa më e ulët, pa cenuar sigurinë e furnizimit.
Ajo në “60 Minuta” të KTV-së të martën, ka deklaruar edhe se qeveria nuk dëshiron që ‘‘të ketë rritje për askënd’’.
Rizvanolli ka kërkuar gjithashtu nga ZRRE-ja që të realizohen analiza më të thella për të vlerësuar nëse rritja e çmimit ka qenë e shmangshme, dhe nëse po, të mbahet përgjegjës operatori përkatës. Ajo ka theksuar se humbjet në rrjet arrijnë 15 për qind, shumë më tepër se norma mesatare në Bashkimin Evropian prej 5-6 për qind.