Site icon Lajmeria.info

Kampanja ‘Nuk Je Vetëm’: Nisma për Shëndetin Mendor të Diasporës Shqiptare në Gjermani

Platforma për shëndetin mendor ‘Mendje’, në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës në Berlin, kanë lansuar kampanjën vetëdijësuese ‘Nuk Je Vetëm’, një iniciativë e dedikuar për diasporën shqiptare në Gjermani, me fokus te shëndeti mendor dhe sfidat emocionale të jetës në emigrim.

Të jetuarit larg vendlindjes shpesh shoqërohet me sfida të shumta sociale dhe emocionale.

Vetmia, izolimi dhe presioni për t’u integruar në një kulturë të re konsiderohen ndër fenomenet më të përhapura që prekin komunitetet emigrante, përfshirë edhe diasporën kosovare në Gjermani.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Sipas organizatorëve të kampanjës, shumë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit përballen në heshtje me ankthin, depresionin dhe mungesën e mbështetjes emocionale, ndërsa balancojnë jetën profesionale, përgjegjësitë familjare dhe sfidat e integrimit.

Përmes kampanjës ‘Nuk Je Vetëm’, synohet ngritja e vetëdijes mbi rëndësinë e shëndetit mendor, thyerja e stigmës rreth kërkimit të ndihmës profesionale dhe inkurajimi i komunitetit për të folur hapur për vështirësitë emocionale.

Fushata pritet të ketë shtrirje të gjerë në komunitetin shqiptar në Gjermani dhe më gjerë, duke trajtuar tema si vetmia, presioni emocional, mungesa e familjes dhe rëndësia e mbështetjes sociale.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Kjo kampanjë është zhvilluar me mbështetjen dhe pjesëmarrjen e ambasadorit të Kosovës në Gjermani, Dr.

Faruk Ajeti, i cili është bërë pjesë e nismës në funksion të promovimit të mirëqenies mendore në diasporë.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version