Site icon Lajmeria.info

Kandidati i Aleanca: Kosova duhet të dalë nga kurthi serb dhe të mos e ndërlidhë zhvillimin ekonomik me çështjen e Serbisë

Kandidati për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini, ka kërkuar që Kosova të dalë nga kurthi serb dhe të mos e ndërlidhë zhvillimin ekonomik me çështjen e Serbisë.

Ai ka deklaruar se çfarëdo Qeverie në Kosovë, nuk do të mund t’i prishte raportet e popullit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjini gjithashtu ka theksuar se derisa ShBA-ja e NATO janë në Kosovë, asnjë ushtar serb nuk do të mund të shkelë në vendin tonë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ai gjithashtu foli për borxhin e Serbisë ndaj Kosovës, theksuar se ata na kanë borxh neve, moralisht, fizikisht, gjithsesi.

Gjini theksoi se marrëdhëniet tona nuk duhet të ndërtohen duke u varë prej Serbisë. “Ata që e shtijnë Serbinë si pjesë të vendimmarrjes, nuk janë duke na bërë shërbim si vend.

Na duhet me e gjetë rrugën tonë me u zhvillu pavarësisht Serbisë”, ka përfunduar Gjini.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version