Nën organizimin e Degës së AAK-së në Obiliq, kandidati për deputet Arton Demhasaj me numër 35 zhvilloi një bashkëbisedim të hapur me qytetarët e kësaj komune. Gjatë këtij takimi, Demhasaj shprehu vizionin e tij për një Kosovë fituese, me theks të veçantë në përmirësimin e kushteve për banorët e Obiliqit, shkruan Gazeta Momenti.
“Ne synojmë një Kosovë premtuese, ku risitë energjetike dhe zhvillimi shëndetësor e ekonomik do të jenë në fokusin tonë të veprimit. Kemi diskutuar për rëndësinë e ridrejtimit energjetik dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët e Obiliqit”, u shpreh Demhasaj.
Përkrahja e madhe nga banorët e Obiliqit thekson besimin e tyre tek kandidati i AAK-së dhe programin e tij për një të ardhme më të mirë.
Postimi i tij:
Nën organizimin e Degës së AAK-së në Obiliq, sonte bashkëbiseduam me qytetarët e kësaj komune dhe shtruam vizionin tonë për një Kosovë fituese, e cila në radhë të parë është një Kosovë premtuese, veçanërisht për banorët e Obiliqit.
Së bashku, diskutuam për ridrejtimin energjetik të vendit si dhe për mirëqenien e tyre shëndetësore dhe ekonomike – dy komponentë shumë të rëndësishme që kërkojnë veprim të menjëhershëm.
AAK – AD 35