Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kandidati për deputet që është në listë bashkë me gruan e Rexhep Selimit: Gjykata Speciale nuk duhet të zhbëhet

Smajl Hajdaraj, një nga kandidatët për deputet në listën “Guxo”, ka deklaruar se Gjykata Speciale nuk duhet të zhbëhet, duke theksuar se ajo është shpresa e fundit për të, shkruan Gazeta Momenti.

Ai ka shtuar se, pavarësisht vështirësive të paraqitura në procesin e hetimeve dhe gjykimeve, vendimi i fundit duhet të mbetet në duar të këtij institucioni.

Në një intervistë të fundit, Hajdaraj ka thënë:

Nuk duhet të zhbëhet. Nuk shoh alternativë tjetër, duke i pasur parasysh rrethanat e krijuara gjatë këtyre viteve. Edhe pse do të kisha dëshirë që vendësit të kishin guximin dhe kurajon për t’i zgjidhur këto vrasje me motive politike, ata as që mundën dhe ndoshta as që deshën”.

Kujtojmë se kandidati i lartë cekur është bashkë në një listë zgjedhore, Shqipe Selimin, gruan e Rexhep Selimit, aktualisht duke u gjykuar në Hagë./GazetaMomenti/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Home
Video
Lajme
Sport
Profile
Subscribe for notification