Pas lajmit për një vjedhje në një argjendar në rrugën ‘Abdi Toptani’, policia e Tiranës ka arritur të arrestojë në flagrancë shtetasin 17-vjeçar.
Dyshohet se ai ka vjedhur varëse floriri dhe është kapur gjatë largimit me vrap nga vendi i ngjarjes.
Materiale provash janë sekuestruar gjatë kontrollit dhe janë dërguar në Prokurori për hetim të mëtejshëm.
