Karimi ka tërhequr vëmendjen me postimin e tij të fundit në rrjetet sociale, ku shfaqet në një ambient mahnitës malor, i rrethuar nga natyra dhe kuajt.
I veshur me stil sportiv dhe brenda një mjeti “off-road”, ai ka bërë me duar simbolin e shqiponjës shqiptare, ndërsa në krah bie në sy edhe emblema kuq e zi, shkruan Indeksonline.
Pamja patriotike dhe atmosfera unike e fotos kanë marrë reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët e kanë komplimentuar për stilin dhe krenarinë shqiptare që ka përcjellë përmes këtij postimi.
Duket se dhëndri i Kosovës po e dashuron këtë vend duke shfaqur simbolika të ndryshme në rrjetet sociale.
